Hoti: Një kryeministër normal e vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë

19 gusht 2023 | 12:05

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për situatën e djeshme, në lidhje me arrestimet për keqpërdorimin me rezervat shtetërore.

“Një kryeministër normal, kur përballet me situatë si ajo që ndodhi dje, kërkon nga drejtësia hetim të plotë e të shpejtë, si dhe e vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka shkruar se dyshimet rriten edhe për faktin se ky nuk i përgënjeshtron ato për të cilat ndodhën arrestimet, e ku përmendet edhe emri i tij, por i shanë mediat, opozitën dhe organet e drejtësisë.

“Duket se kjo paska qenë arsyeja e insistimit të tij me çdo kusht, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias, që përmes ligjit ta kontrolloj Këshillin Prokurorial. Kjo paska qenë arsyeja pse ky nuk po i jep leje asaj ta dekretoj kryeprokurorin e ri. Kot e kanë”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka zgjedhur Kosovën që të kalojë…