Hoti njofton se s’do të ketë vazhdim automatik të mandatit të asnjë zyrtari të lartë

07 gusht 2020 | 16:43

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se më nuk do të ketë vazhdim automatik të mandatit të asnjë zyrtari të lartë në asnjë institucion, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për zyrtarët publik.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Hoti ka bërë me dije se me mbarimin e mandatit, do të hapet konkursi sipas ligjit për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë, garë të hapur dhe transparencë.

“Vetëm kjo qasje na siguron se përzgjidhen më të mirët. Ky proces do të mbikëqyret edhe nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar para një muaji në mes të Ambasadës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka dhënë edhe një njoftim për konkursin për bordet e ndërmarrjeve publike dhe ka ftuar të gjithë të interesuarit që të konkurojnë.

“Konkursi për bordet e ndërmarrjeve publike është i hapur deri më 14 gusht 2020. Ftoj të gjithë të interesuarit të konkurrojnë. Do të sigurohet transparencë e plotë në përzgjedhje, ndërsa procesi do të mbikëqyret nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. Ftoj edhe organizatat e shoqërisë civile ta mbikëqyrin nga afër këtë proces”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi përmes një videoje…