Hoti paralajmëron mbledhje të përbashkët në mes të qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë

25 tetor 2020 | 15:28

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se të premten me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, janë pajtuar që ta mbajnë një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

Ai ka thënë në se këtë mbledhje do të diskutojnë për disa çështje, duke përfshirë gazsjellësin Shkup-Prishtinë, rrugës Prizren-Tetovë, etj.

Postimi i plotë i Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”:

Me kryeministrin Zaev u dakorduam për:
– Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,
– Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,
– Rrugën Prizren-Tetovë,
– Qendër të përbashkët skijimi.
Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit ka marrë tri pikë të mëdha nga…