Gjilani triumfon ndaj Prishtinës në ‘Fadil Vokrri’

25 tetor 2020 | 15:28

Skuadra e Gjilanit ka marrë tri pikë të mëdha nga përballja me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi shënoi fitore me rezultat 0-2.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi pas trembëdhjetë minutave lojë, kur penalltinë e fituar nga Kçiku e konvertoi në gol Fiton Hajdari. Prishtina u mundua ta barazon rezultatin në pjesën e parë, por pa sukses.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për vendasit që sulmuan pareshtur në drejtim të gjilanasve.

Fustar e largon për mrekulli harkimin e Krasniqit, me pas Bekteshi ishte afër që ta befason portierin Koliçi. Ky i fundit në minutën e 58-të, ndali gjuajtjen e Endrit Krasniqit. Portieri Koliçi edhe një herë ishte vendimtar për Gjilanin, pasi ndali penalltinë e Krasniqit. Mankenda gjuajti jashtë, derisa gjuajtjen e Shillovës e ndali portieri mysafir. Kur të gjithë priten barazimin e Prishtinës, në skenë doli Progni në minutat shtesë dhe realizoi për 0-2.

Pas kësaj ndeshje, Prishtina bie në pozitën e katërt me 11 pikë, derisa Gjilani merr pozitën e tretë me 13 pikë të grumbulluara.

(Epoka e re)    

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…