Hoti, pasi doli nga Infektivja: Kjo është gjendje lufte

12 nëntor 2020 | 08:32

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pas vizitës, kryeministri në oborrin e saj ka folur para mediave për gjendjen e Covidit në Kosovë.

Hoti ka thënë se janë informuar për punën që po bëhet për t’u përballur me këtë situatë.

“Sot u informuam për aktivitetet që po ndërmerren në përballje me këtë situatë. Kjo është situatë praktikisht e luftës, duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh. Shfrytëzoj rastin, me gjithë nevojën që kemi, për ta rritur efikasitetin në punë, për ta përmirësuar shërbimin, nevojën që kemi për të pasur furnizim me barna”, ka thënë Hoti.

“E përgëzoj stafin për punën, dedikimin që kanë pasur. Në përballje me valën e dytë duhet ta rrisim nivelin e angazhimit”, tha kryeministri, duke shtuar se numri i personave që kanë vdekur pas infektimit është më i ulët nëse krahasohet me rajonin.

“Numri i rasteve fatale së paku dje s’ka qenë shumë i lartë. Në krahasim me rajonin, po menaxhohet pak më mirë. Do të bëjmë gjithçka që t’u qëndrojmë afër dhe t’i plotësojmë të gjitha kërkesat”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka zgjedhur këshilltarin e tij…