Hoti po zhvillon një bisedë me Macronin, thotë Selmanaj

19 nëntor 2020 | 13:48

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka mundur të qëndrojë më gjatë në interpelancën e sotme për të pagjeturit pasi që është në komunikim virtual me presidentin francez, Emanuel Macron.

Kjo erdhi si përgjigje ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i cili e ka quajtur neveritëse mungesën e Hotit në pjesën tjetër të interpelancës.

“Unë po ju informoj që mungesa e kryeministrit është për shkak që prej orës 12:00 dhe tash kur po flasim është në një takim virtual me presidentin Macron”.

“Kemi kërkuar në ora 10:00 të fillojë seanca në mënyrë që ta shfrytëzojë maksimalisht prezencën e tij këtu, por mungesa e tij është për këtë arsye”, ka thënë Selmanaj në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit i ka refuzuar…