Hoti publikon shifrat: Kosova do të pësojë kolaps ekonomik me këtë qeverisje

21 qershor 2023 | 12:07

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se vendi ynë do të pësojë kolaps ekonomik nën drejtimin e qeverisë Kurti.

Në këtë drejtim, ai ka publikuar disa shifra, duke thënë se Kosova ka filluar të ndjejë kolapsin demografik.

“Shifrat flasin vetë. Kosova do të pësojë kolaps ekonomik me këtë qeverisje. Kolapsin demografik Kosova ka filluar ta ndjejë me emigrimin masiv në dy vitet e fundit. (Të dhënat janë nga Agjencia e Statistikave bazuar në raportin për llogaritë qeveritare 2015-2022)”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

May be an image of textMay be an image of textMay be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës nga Gjilani është përforcuar me Erson Stiven…