Hoti: Puna e zyrtarëve në kuadër të Task-Forcës Antikorrupsion po vazhdon

24 tetor 2020 | 18:19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se zyrtarët që punuan në kuadër të Task-Forcës Antikorrupsion, po vazhdojnë punën e tyre në trajtimin e lëndëve të krimit e korrupsionit.

Ky reagim i Hotit përmes Facebook-ut, vjen në kohën kur janë rritur kritikat ndaj qeverisjes së tij, në veçanti pas vendimit për shuarjen e kësaj Task-Force.

“Puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale. Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush. Kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit”, shkroi Hoti në ‘Facebook’.

Ky reagim vjen edhe pas përplasjeve mes partnerëve në koalicion. Bashkëpartiaku nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, sot përmes Facebook-ut tha se shuarja e Task-Forcës shkakton pasiguri juridike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…