Tregtia e jashtme, 245.5 milionë euro deficit gjatë muajit shtator

24 tetor 2020 | 18:17

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator të këtij viti, ku të dhënat tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për -4.5 për qind në muajin shtator, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 245.5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 257.2 milionë eurosh në vitin 2019.

Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 14.5 për qind.

“Eksporti i mallrave në muajin shtator 2020 kishte vlerën 41.7 milionë euro, ndërsa importi 287.2 milionë euro, që është një rritje prej 8.6 për qind për eksport, dhe një rënie prej -2.8 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.7 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.5 për qind të eksporteve e përbëjnë produktet bimore; 13.3 për qind të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 12.7 për qind të eksporteve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.6 për qind të eksporteve e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.8 për qind të eksporteve e përbëjnë produktet minerale; 4.6 për qind të eksporteve e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.5 për qind të eksporteve e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.3 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.0 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.3 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 11.1 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.5 për qind e përbëjnë produktet minerale; 7.9 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.8 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 15.3 milionë Euro, ose rreth 36.8 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19.2 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (13.3 për qind), Britania e Madhe (3.7 për qind), Holanda (3.3 për qind), etj”, thuhet në njoftim.

ASK-ja sqaron se importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 119.5 milionë euro, ose 41.6 për qind e importeve të përgjithshme, me një rënie prej -16.0 për qind. “Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.3 për qind), Italia(5.0 për qind), Polonia (3.2 për qind), Greqia (2.6 për qind), etj. Në muajin shtator 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.5 milionë Euro, ose 44.6 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.9 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (15.6 për qind), Maqedonia e Veriut (10.5 për qind), Serbia (9.5 për qind), dhe Mali i Zi (7.3 për qind). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin shtator 2020, arritën në 62.4 milionë euro, ose 21.7 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 46.7 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7.2 për qind), Serbia (6.6 për qind) dhe Maqedonia e Veriut (5.8 për qind). Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 7.7 milionë Euro, ose 18.6 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (8.6 për qind), dhe Zvicra (7.1 për qind).Kurse, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 105.2 milionë euro, ose 36.6 për qind”, thuhet në njofitm.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 12.3 për qind dhe Kina me 10.1 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid del triumfuese nga “El Clasico” e parë e…