Reali triumfon në “El Clasico”

24 tetor 2020 | 18:07

Real Madrid del triumfuese nga “El Clasico” e parë e këtij sezoni. Skuadra e Zidane fitoi 3-1 në “Camp Nou”-n e boshatisur nga pandemia e koronavirusit.

Sfida nisi në mënyrën më spektakolare të mundshme, duke sjell dy gola shumë të shpejt. Fillimisht Valverde realizoi në minutën e 5-të pas një aksioni të bukur, ndërkohë që në krahun tjetër Ansu Fati kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Messi humbi një shans shumë të mirë përballë Courtois, ndërkohë që të njëjtën gjë bëri edhe Benzema. Në fraksionin e dytë, madrilenët u rikthyer në avantazh. Ishte minuta e 61-të, kur Sergio Ramos fitoi një penallti pasi u mbajt prej bluze në zonë. Nga pika e bardhë mbrojtësi spanjoll nuk do të gabonte, edhe pse nuk e ekzekutoi në mënyrë perfekte.

Koeman provoi të bënte disa ndryshime në formacion për të barazuar të paktën, por në portën e tij vërshonin goditjet, që shpëtohen nga një Neto në formë fantastike. Gjithsesi një minutë nga fundi, Luka Modric përfiton nga një përgjumje e katalansve për të shënuar edhe golin e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në pajtim me Rregulloren…