Qeveria shkarkon Bordin e përkohshëm të KEK-ut

24 tetor 2020 | 17:33

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 37-tën me radhë.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm.

“Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020. dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. në këtë përbërje: 1. Musa Misini –  Kryesues, Drejtor; 2. Petrit Ibraj –  Drejtor; 3. Fatime Grajcevci –  Drejtore; 4. Fadil Hoxha – Drejtor”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 13 persona kanë vdekur nga një sulm me…