Sulm me bombë në Kabul, të paktën 13 të vdekur

24 tetor 2020 | 16:39

Të paktën 13 persona kanë vdekur nga një sulm me bombë në një qendër arsimore në Kabul. Autoritetet kanë thënë se deri më tani janë evidentuar 30 të plagosur të cilët janë dërguar për trajtim me ambulancë në spital.

Ministri e Brendshme e Kabulit ka thënë se shpërthimi u shkaktua nga një bombë vetëvrasëse dhe shënjestër ishte qendra arsimore Kawsar. Sipas Reuters, një nga zëdhënësit e kryengritësve talebanë ka mohuar përgjegjësinë në këtë sulm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Drenicës në…