Hoti: Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme në komunat veriore

24 janar 2019 | 13:50

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë së Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj është duke krijuar situatë të rrezikshme në aspektin ligjor dhe kushtetues në veri të vendit.

“Qeveria e Kosovës me mos veprim po kontribuon në krijimin e rrethanave në veri të vendit, të cilat rrethana i dëshirojnë kundërshtarët e shtetit të Kosovës që po angazhohen për copëtim të Kosovës. Duke mos u marrë në mënyrë institucionale me situatën në veri, Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme atje në aspektin ligjor dhe kushtetues. Sot nuk dihet se kush udhëheq me ato komuna, kush autorizon shpenzimet publike atje dhe si kryhen shërbimet e përditshme komunale kur nuk ka kryetar të komunës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët…