Ujësjellësi shkyç nga sistemi borxhlinjtë

24 janar 2019 | 13:46

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga data 1 shkurt, e martë, do të rifillohet me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Me shkyçje do të përballet sërish secili konsumator që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Në të njëjtën kohë, do të vazhdohet me procesimin e lëndëve të konsumatorëve borxhlinj të përmbaruesit privat”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Gjatë vitit 2018, janë realizuar 1270 shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit për shkak të mospagesave, prej të cilëve janë rikyçur 782 konsumatorë pas realizimit të pagesave të tyre ndaj shërbimeve.

Përgjatë inspektimeve në teren, në vitin 2018 janë identifikuar 88 konsumatorë që janë kyçë ilegalisht dhe që të gjithë janë shkyçë nga të gjitha shërbimet.

Në shkyçje do të përfshihen tetë komunat në të cilat operon KRU “Prishtina”: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica.

Fokusi i ekipeve të shkyçjes do të jenë qytetet dhe fshatrat.

Mbi 50 ekipe të shkyçjes dhe inspektorë do të jenë të shpërndarë në secilën zonë të shërbimit.

Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2019.

Paralelisht me shkyçjet, duke filluar nga data 1 shkurt, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike në periudhën e caktuar në vitin 2018 dhe nuk iu janë përmbajtur kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike, dhe njëkohësisht lëndët e tyre do të procesohen te përmbaruesit privat, dhe shkyçja nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit do të jetë e pashmangshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe bashkëthemeluesi i Qendrës Kërkimore…