Hoti: Qeveritarët i dyfishuan faturat e tatimit në pronë, 85 mijë të punësuar nuk e dinë pagën e tyre

24 janar 2023 | 13:33

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për rritjen e çmimit të tatimit në pronë, duke pyetur se si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit.

Ai ka thënë se 85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, “por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara”.

“Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?! 85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara. Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka reaguar pas…