Mistria e Financave sqarohet për rritjen e tatimit në pronë

24 janar 13:18

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka reaguar pas raportimeve në medie për rritjen e tatimit në pronë.

Kjo ministri ka njoftuar qytetarët se tatimi në pronë është tatim, i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

“MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat. Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT-së, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha komunat. Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka”, është thënë në reagimin e MFPT-së.

Reagimi i plotë i MFPT-së:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milwaukee rikthehet një skuadër e frikshme pas fitores me rezultat…