Milwaukee rikthehet ekip i frikshëm, humbasin Bostoni e Memphisi

24 janar 2023 | 13:12

Milwaukee rikthehet një skuadër e frikshme pas fitores me rezultat 150-130 ndaj Detroit jashtë fushe. Antetokounmpo realizoi 29 pikë e 12 rebound, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Bogdanoviqit për vendasit. Pa probleme fiton edhe Utah Jazz, që falë 25 pikëve e 11 rebound të Markkanen mundi me rezultat 120-102 Charlotte.

Zhgënjen Bostoni, që u mund me rezultat 113-98 nga Orlando, por kjo humbje nuk e prek kreun e skuadrës së Celtics. Banchero me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Orlandon. Fitore me vlera arriti skuadra e Houstonit, që mundi me rezultat 119-114 Minnesotan. Jalen Green realizoi 42 pikë për skuadrën teksane.

Humbja e tretë radhazi për Memphisin, por që ruan vendin e dytë në Perëndim.

Skuadra e Memphisit u mund me rezultat 133-100 nga Sacramento, sfidë ku diferencën e bëri Lyles me 24 pikë. Fiton edhe Chicago, 111-100 ndaj Atlanta, me DeRozan protagonist, autor i 26 pikëve për Bulls.

Rezultatet

Detroit – Milwaukee          130-150
Orlando – Boston               113-98
Chicago – Atlanta               111-100
Houston – Minnesota        119-114
Utah Jazz – Charlotte        120-102
Portland – San Antonio     147-127
Sacramento – Memphis     133-100

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar të martën videon e radhës në…