Hoti reagon pas mandatimit të Konjufcës nga Osmani bazuar në “gjasa”: Partitë s’votojnë, vetëm nëse llogaritet Srpska
04 nëntor 2025
| 20:15
Deputeti LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila bëri me dije se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë.
Deputeti Hoti tha se Osmani ka marrë përgjigjen nga opozita s’e nuk e votojnë asnjë mandatar, ndërsa sipas tij, ekzistojnë gjasat vetëm me votat e Listës Serbe.
Reagimi i tij i plotë:
E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’.
Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër.
Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe.
Gjasa të tjera nuk ka.



