Hoti reagon pasi LDK-ja fitoi betejën në kushtetuese kundër qeverisë: Sistemet e komanduara kanë dështuar

24 nëntor 2023 | 13:07

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Hoti ka thënë se LDK-ja beson në ekonominë e tregut, konkurrencë e lirë dhe në iniciativën private për të ardhme e zhvillim.

Në këtë kontekst, Hoti ka thënë se sistemet e komanduara kanë dështuar dhe se ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot.

“Lidhja Demokratike e Kosovës beson në ekonominë sociale të tregut, në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Balotelli është përfshirë në një aksident automobilistik, ku për…