
Hoti respekton vendimin e Kushtetuese, kërkon nga deputetët ta votojnë buxhetin e vitit 2021
22 dhjetor 2020
| 15:07
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e deputetit Etem Arifit, vendim i cili ka rrezuar qeverinë e tij.
Hoti në një konferencë për medie ka thënë se do të vazhdojë ta kryejë punën si kryeministër në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re, e cila do të dal pas zgjedhjeve të reja parlamentare.
Ai i ka bërë thirrje deputetëve ta miratojnë buxhetin e vitit 2021 para se të shpërndahet Kuvendi.