Komuna e Drenasit sërish ndihmon familjet në nevojë

22 dhjetor 2020 | 15:04

Komuna e Drenasit duke qenë gjithmonë afër qytetarëve, sërish po i del atyre në ndihmë duke u shpërndarë pako ushqimore e higjienike.

Komuna përmes komisionit të caktuar enkas për këtë çështje dhe në bashkëpunim të ngushtë me administratorët e fshatrave, ka shpërndarë rreth 1 300 pako ushqimore e higjienike për familjet që kanë adresuar kërkesë për ndihmë te administratorët.

Pakot janë shpërndarë tek secila familje përmes administratorëve të vendbanimeve dhe komisionit, me qëllim që të evitohet grumbullimi i qytetarëve dhe shpërndarjes më efektive.

Kjo pako përfshinë 18 artikuj ushqimor dhe produkte higjienike, në vlerë prej afër 50 euro.

Listat e përfituesve të pakos janë hartuar nga administratorët e vendbanimeve, pasi që ata e dinë më së miri se cilat familje kanë nevojë për ndihmë në këtë situatë të pandemisë.

Që nga muaji mars, Komuna e Drenasit së bashku edhe me donatorë të tjerë, ka ndarë mbi 4 000 pako.

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar administratorët, komisionin dhe gjithë stafin tjetër që janë angazhuar për ndarjen e këtyre pakove, duke theksuar se do jetë afër qytetarëve gjithmonë.

No photo description available.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës ka shpërndarë nga një lopë qumështore të…