Hoti rrëfen për bisedën që e pati me Haradinajn gjysmë ore para se ta nënshkruante marrëveshjen në Uashington

07 shkurt 2021 | 16:42

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka treguar se gjysmë ore para se ta nënshkruante marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë në Uashington, kishte biseduar rreth gjysmë ore në telefon me partnerin e koalicionit, Ramush Haradinajn.

Hoti ka thënë se nuk ka pranuar asnjëherë instruksione nga askush, derisa ka theksuar se me bisedën në telefon para nënshkrimit të marrëveshjes, Haradinaj kishte dalë formalisht nga koalicioni qeverisës.

“Shteti ka një kryeministër nuk mund ti ketë dy ose tre, unë nuk kam pranuar asnjëherë instruksione, nuk do të pranojë asnjëherë prej askujt instruksione se si do të veprojë, dhe këtu kanë qenë thyerjet me partnerët e koalicionit. Me disa prej pikave të marrëveshjes studimi i fizibilitetit të Ujmanit, praktikisht atë ditë ai ka dalë nga koalicioni. Në bisedën telefonike me të gjysmë ore pa u nënshkruar marrëveshja ai ka dalë nga koalicioni”.

“Mandej asgjë nuk nodhi, ai qëndroi prapë në koalicion (qesh)”, ka thënë Hoti  “N’Konak”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Faith, i…