Peter Feith mbështet Enver Hoxhajn për kryeministër

07 shkurt 2021 | 16:38

Ish-shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Faith, i ka dhënë mbështetje Enver Hoxhaj në garën për kryeministër.

Me këtë rast, Hoxhaj ka publikuar një video në llogarinë e vet në “Facebook” në të cilën Feith, i ka dhënë mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoxhaj ka thënë se është i bekuar më shumë miq dhe aleatë, të cilët janë duke i dhënë mbështetje.

“Faleminderit miku im dhe i Kosovës për përkrahjen. Kosova është me fat që gëzon mbështetjen dhe miqësinë e Pieter Feith, i cili ka shërbyer në vendin tonë për shumë vite. Kemi punuar ngushtë si qeveri e udhëhequr nga PDK-ja, për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur në një afat rekord. Jemi të bekuar me shumë miq e aleatë”, ka shkruar Hoxhaj.

Image result for peter feith enver hoxhaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj kanë arrestuar…