Hoti: S’e kam hallin a do të rrëzohet qeveria nesër a pasnesër

01 dhjetor 2020 | 18:05

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth seancës dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e ish-deputetit Etem Arifi për votimin e qeverisë aktuale.

Ai ka thënë se ka hallin se a do të rrezohet qeveria, por se di t’i shtyjë përpara disa tema të rëndësishme për qytetarët.

“Edhe në si qeveri do të paraqesim opinionin tonë lidhur me atë çështje. Unë nuk e kam hallin se a rrezohet nesër apo pasnesër qeveria. Unë e kam hallin se si t’i dalim zot kësaj situatës në lidhje me menaxhimin e pandemisë, si ta miratojmë sa më shpejt ligjin për rimëkëmbje ekonomike, si ta miratojmë më shpejt buxhetin për vitin 2021 dhe si të jemi serioz në menaxhimin e punës tonë të përditshme”, ka thënë Hoti, duke komentuar edhe zgjedhjet në Podujevë, raporton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se LDK-ja ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve atje dhe se respektojnë vendimin e sovranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike pritet të votohet në lexim të…