Hoti: Shkolla do t’i shërbejë më së miri komunitetit në Vrajakë e Bratotin

07 dhjetor 2020 | 16:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mori sot pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme e Ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin, të Komunës së Rahovecit.

Me këtë rast, kryeministri Hoti uroi nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve të kësaj shkolle të re.

“Besoj që është një shkollë që do i shërbejë më së miri komunitetit në këtë pjesë, dy fshatrave, me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Unë ju lus që të kujdesemi që edhe sallat e tjera dhe oborrin e shkollës, si dhe fushat tjera përcjellëse të jenë të kompletuara, për të ofruar kushte të njëjta të mësimit si këtu, si në çdo shkollë tjetër gjithandej nëpër Kosovë”, u shpreh kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti tha se shpreson që kompania t’i kryejë me kohë punimet në mënyrë që prerja e shiritit inaugurues të bëhet verën e vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marrë vendim për heqjen…