Hoti: Stabilizimi i situatës në sektorin e energjisë është në drejtim të gabuar

18 janar 2024 | 14:53

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për faturat e larta të energjisë elektrike, ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesën e projekteve për sektorin e energjisë.

Hoti ka thënë se as gjatë tri vjet qeverisje të LV-së nuk është filluar ndërtimi i ndonjë termocentrali.

“Tani ju mund të thoni që për 3 vjet nuk ndërtohet një termocentral i ri, por mund të fillohet. Do të duhej të kishte filluar brenda kësaj periudhe… Nuk ka as plan për ndërtimin e kapaciteteve të reja”.

“E vërtetë është se mandati po kryhet. Nuk ka kapacitete të reja energjetike dhe as nuk ka plan për ndërtimin e kapaciteteve të reja. E vërteta është se çmimi i energjisë është shtrenjtuar 115 për qind. E vërteta është se janë subvencionuar hotele, markete, ambasada, aeroporti dhe plot biznese tjera joesenciale”, ka thënë Hoti, duke kritikuar qeverinë i për vendimet në sektorin e energjisë.

“Fakt është që në mandatin e kësaj qeverive, rrjedhja e vendimeve për të stabilizuar situatën në sektorin e energjisë është në drejtim të gabuar, komplet në drejtim të gabuar”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rey Manaj vazhdon të jetë vendimtar me gola për skuadrën…