Hoti: Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm

04 nëntor 2020 | 09:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dënon dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan mbrëmë nga disa qytetarë në Fushë Kosovë, pasi paraprakisht kishin shqiptuar gjobë kundërvajtëse në trafik.

Kryeministri Hoti,  i fton qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë  mekanizmat ligjorë, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Por, thekson se integritetit fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.

Kryeministri Hoti,  kërkon nga Prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë  rrethanat që quan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokrati Joe Biden ka fituar Arizonën dhe 11 votat e…