Hoti takohet me ambasadorin amerikan: Kosova është e bekuar për miqësinë me ShBA-në

06 prill 2022 | 16:05

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti është takuar të mërkurën me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, me të cilin ka thënë se pati një bisedë miqësore.

Me këtë rast, Hoti ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me ShBA-në.

“Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me ShBA-të, që nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë më 1996. Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja zvicerane e siguroi kualifikimin në Kampionat Botëror duke shfaqur…