Hoti takon komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, kërkon liberalizimin e vizave

08 shtator 2020 | 15:02

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot në Bruksel komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se me zyrtarin e lartë evropian edhe një herë ka shtruar nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot në Bruksel e takova Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend.

Me këtë rast, e njoftova komisionerin Varhelyi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në veçanti në menaxhimin e situatës së krijuar me COVID 19, për masat që janë ndërmarrë dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Në emër të qeverisë, i kam falënderuar institucionet e BE-së për mbështetjen financiare dhe teknike që i kanë dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë.

Edhe një herë, kam shtruar nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, pasi që janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara.

Po ashtu, biseduam edhe për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të nënshkruar në Uashington më 4 shtator, e cila paraqet një akt të vullnetit të mirë për të ecur më tej drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të dy vendeve, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë të gjatë, Toni Kroos ka folur për…