Hoti thotë se ekonomisë së vendit këtë vit po i mungojnë 500 milionë euro, reagon Murati

10 nëntor 2022 | 13:33

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomisë së vendit këtë vit janë duke i munguar 500 milionë euro.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se bilanci bankar dhe investimet kapitale për nëntë mujorin e parë të këtij viti nuk janë pozitive.

“Me raportin 9 mujor të vitit 2022, ka qenë niveli i shpenzimeve kapitale për nivelin qendror dhe bilanci bankar, bilanc bankar dyfish më shumë se sa që është i nevojshëm, dhe investime kapitale më të ulëta ndonjëherë që ka parë Kosovë në 20 vjet, sipas vlerësimeve të mia, sot ekonomisë  i mungojnë rreth 500 milionë euro”, ka thënë ish-kryeministri Hoti.

Pas kësaj deklarate të Hotit, ka reaguar ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka thënë se kjo shifër prej 500 milionë eurove është manipuluese dhe nuk është e vërtetë.

“I bie më shumë para kanë hyrë në ekonomi, nëse shikohen kategoritë tjerë të shpenzimeve. Është dezinformim deklarata juaj se mungojnë para në ekonomi, është e pavërtetë”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten në kompleksin memorial të dëshmorëve në Marinë të…