Hoti thotë se Kosova është në krizë, bën thirrje për mbajtjen e një tryeze politike
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se kriza institucionale është duke u thelluar nga koalicioni qeverisës.
Në një konferencë për medie, ai ka vlerësuar se në arenën ndërkombëtare Kosova është në pozitën më të disfavorshme.
“Kriza është thelluar me dorëheqjen e kryetarëve të komunave në veri”, ka theksuar Hoti, duke shtuar se LDK-ja nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që prek sovranitetin e Kosovës.
Ai i ka ftuar partitë politike për mbajtjen e një tryezë në të cilën sipas Hotit, do të pajtoheshin për miratimin e projektligjeve për ushtri, për miratimin e buxhetit për vitin 2019 si dhe për heqjen e dialogut nga rendi i ditës.
Hoti ka paralajmëruar se LDK-ja nuk do ta përkrah në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2019, sepse sipas tij, është i pa qëndrueshëm.
/Epoka e re/