Hoti: U dakorduam për hartimin e protokolleve të thjeshta për shkolla

13 gusht 2020 | 13:08

Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar se sot kabineti qeveritar ka diskutuar në detaje për tre skenarët e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Ministri Likaj, në takimin virtual,  i ka njoftuar në lidhje me mbarëvajtjen e sistemit arsimor në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se janë dakorduar për hartimin e protokolleve të thjeshta dhe të kuptueshme se si do të veprohet në cilën do situatë të skenarëve të paraparë.

 

Postimi i plotë i Hotit:

Me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likajn, sot kemi folur në detaje për tre skenarët e fillimit të vitit të ri shkollor. Ministri Likaj, në takim virtual na njoftoi në lidhje me mbarëvajtjen e sistemit arsimor në Republikën e Kosovës në kushte pandemie, me ç’rast u dakorduam për hartimin e protokolleve të thjeshta dhe të kuptueshme se si do të veprohet në cilën do situatë të skenarëve të paraparë.

Protokolli do të shërbejë si udhëzues i qartë për DKA-të, drejtorët e shkollave, nxënësit, prindërit dhe opinion se si duhet të veprohet në cilën do situatë që kushtëzohet nga virusi COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AZIZ MUSTAFA   (Kur sëmuret mjeku) Dr. Xhemili u përmend…