Hoti u kërkon deputetëve ta mbështesin projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

05 gusht 2020 | 13:35

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar prej deputetëve ta mbështesin projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Pasi Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar këtë projektligj, Hoti ka vlerësuar se po krijohen kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Në profili e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se programi për rimëkëmbje ekonomike financohet nga tre burime: mjetet nga buxheti i rregullt, marrëveshjet ndërkombëtare,  dhe  ligji për rimëkëmbje ekonomike.

 

Postimi i plotë i kryeministrit:

Po krijohen kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike

Sot, në Komisionit për Buxhet dhe Financa, është miratuar dhe përcjell për seancë projektligji për rimëkëmbje ekonomike. I falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit për mbështetje. I lus të gjithë deputetët që të mbështesin këtë projektligj në seancë, në mënyrë që të miratohet para se Kuvendi të shkojë në pushim veror.

Programi për rimëkëmbje ekonomike financohet nga tre burime: (1) mjetet nga buxheti i rregullt, (2) marrëveshjet ndërkombëtare dhe (3) ligji për rimëkëmbje ekonomike. Dy të parat tanimë janë miratuar, për të cilën gjë jam falënderues ndaj të gjithë deputetëve.

Me buxhetin e vitit 2021, do të zhvillohen masa të tjera dhe do të vazhdojnë disa nga masat ekzistuese, si dhe do të identifikohen instrumente financiare shtesë për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.

Jemi në rrugë të mbarë për të mobilizuar shumën prej 1.2 miliardë euro për rimëkëmbje ekonomike.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të rubrikës “Njerëz…