Hoti uron presidentin e ShBA-ve, Joe Biden

21 janar 2021 | 12:01

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti i ka dërguar telegram urimi presidentit të ShBA-ve, Joe Biden.

“Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar”, thuhet midis tjerash në telegram.
Kryeministri në detyrë Hoti e ka siguruar presidentin Biden, se Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha partitë e saj politike, pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit”, thuhet në letër.

Hoti, me këtë rast, ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjet për presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara synojnë…