Hoti: Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste
08 maj 2023
| 21:22
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Projekligji për themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.
“Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë – këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi. Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste: – ulja e pagave, – ligji për çmimet maksimale, – vendimi për caktimin e marzhave të fitimit, – tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike, – marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë. Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunis”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.



