Hoti viziton Junikun, pritet në takim nga Kuçi

11 dhjetor 2019 | 17:34

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, është takuar me drejtorët e shkollave të komunës së Junikut dhe Dragashit.

Ata kanë diskutuar për Programin Nacional për Rininë dhe për garat që janë duke u zhvilluar në kuadër të këtij programi.

Në të dyja komunat, koordinatori Hoti ka folur për sukseset e nxënësve në garat nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe atyre të Diturisë.

Ai ka thënë se ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin e drejtorive komunale të arsimit, drejtorëve dhe stafit të shkollave.

“Në nivel të Republikës së Kosovës kemi arritur të kemi 44723 fitues. Kjo është bërë në bashkëpunim dhe punën e të gjithë drejtorëve të shkollave të Republikës. Programi Nacional për Rininë ju dha mundësi të jashtëzakonshme të gjithë nxënësve pa dallim origjine, përkatësie etnike që të shprehin dijen dhe talentin e tyre, ku çdo i 6 nxënës ka fituar një shpërblim. Unë pres që edhe në garat e tanishme nxënësit e komunës suaj të tregohen të suksesshëm”, ka thënë Hoti.

Në Junik, Hoti është pritur nga kryetari i kësaj komune, Agron Kuçi, i cili e ka uruar koordinatorin Hoti për punën e jashtëzakonshme dhe të suksesshme në realizimin e programit.

“Uroj që ky projekt të vazhdojë përgjithmonë. Ne si Komunë e Junikut jemi shumë të kënaqur me projektin si dhe suksesin e nxënësve tanë”, ka thënë Kuçi.

Ndërsa në Dragash, Hoti ka thënë se është për tu vlerësuar lartë bashkëpunimi në këtë komunë pasi që këtu jetojnë edhe një pjesë e komuniteteve.

Ai ka thënë se ndihet i kënaqur që komunitetet e kësaj komune e kanë gjetur veten në këtë program sepse ai është hartuar për të gjithë nxënësit.

Në anën tjetër, drejtori Komunal i Arsimit në Komunën e Dragashit, Vloran Cenaj, e ka falënderuar koordinatorin Hoti për vizitën dhe drejtorët për punën në realizimin e programit.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunim dhe për kontributin e dhënë në garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe garat e Diturisë, Hoti ka ndarë mirënjohje për kryetarët e të dyja komunave, drejtorët komunalë të arsimit si dhe për drejtorët e shkollave të tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i njohur në futbollin e Kosovës, Bylbyl Sokoli është…