Hoti: Vushtrria gjithmonë ka qenë me vizionin e presidentit Rugova

17 janar 2021 | 16:34

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se sot është përvjetori i LDK-së, dega në Vushtrri.

Sipas tij, Vushtrria gjithmonë ka qenë fituese sepse ka qenë me vizion të qartë, vizionin e presidentit historik, Ibrahim Rugova

“Sot është përvjetori i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri”.

“Falënderim të veçantë për kryesinë, strukturat dhe simpatizantët e LDK-së, për punën e palodhshme ndër vite dhe mobilizimin për këto zgjedhje”.

“Gjatë vizitave nëpër të gjitha degët e LDK-së, kam marrë mesazhin e qartë, strukturat dhe aktivistët janë të gatshëm për të vazhduar punën e palodhshme me dhe për shtëpinë e tyre politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

“Vushtrria gjithmonë ka qenë fituese sepse ka qenë me vizion të qartë, vizionin e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR) e drejtuar nga Behgjet Pacolli…