AKR-ja akuzon LDK-në se nuk e ka respektuar marrëveshjen për renditjen e kandidatëve

17 janar 2021 | 16:32

Aleanca Kosova e Re (AKR) e drejtuar nga Behgjet Pacolli është shprehur e pakënaqur me renditjen e dhjetë kandidatëve të saj në listën e përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Vesel Makolli nga AKR-ja ka thënë se emrat e kandidatëve të tyre nuk janë renditur sipas marrëveshjes që kanë arritur me LDK-në.

“Ka zbritje në listë dhe për këtë kemi shprehur pakënaqësinë tonë”.

“Pacolli ka qenë i caktuar që ta ketë numrin 4 por është zhvendosur në 5 dhe kështu ka ndodhur edhe me kandidatë tjerë. Edhe Pacolli ka shprehur pakënaqësinë e tij me këtë – jo për vete – por për atë se nuk është respektuar marrëveshja”, është shprehur Makolli për “klanKosova.tv”.

Ai ka thënë se AKR-ja beson se do të tejkalohet kjo çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i UFC-së, Dana White ka zbuluar se Khabib Nurmagomedov…