Hoti: Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Fehmi e Xhevë Lladrovcit

22 shtator 2020 | 13:33

Kryeministri Avdullah Hoti ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 22-vjetorin e rënies së tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se rënia heroike e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, na kujton përkushtimin dhe sakrificën e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci.

 

Postimi i plotë i Hotit:

Njëzet e dy vjetori i rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, na kujton përkushtimin dhe sakrificën e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci.

Pushka e tyre shkrepi për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe ekzistencën e popullit tonë, andaj dhe bashkësia ndërkombëtare ishte aleate e fuqishme e luftës sonë të drejtë.

Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy modelet e njohura, Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella, kanë…