Hovenieri: Jam i shqetësuar me ndalimin e zëvendësdrejtorit të policisë nga Serbia

18 prill 2024 | 13:10

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA),  Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Temë e diskutimit ishte edhe ndalimit të qindra qytetarëve kosovarë nga Serbia, në kufirin me Kroacinë përfshirë këtu edhe mbajtjen e zëvendësdrejtorit të policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Hovenieri është shprehur i shqetësuar lidhur me këtë fakt.

“Jam shumë i shqetësuar, veçanërisht për dikë që e njohim që disa vite, i cili ka ndihmuar shumë në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës”, ka thënë Hovenieri para medieve.

Gjatë së mërkurës shumë qytetarë nga Kosova janë bllokuar nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë.

Pos kësaj, 10 zyrtarë policorë, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e policisë, Dejan Jankoviq janë ndaluar nga autoritetet serbe.

Dje pesë nga ta janë liruar, ndërsa sot (e enjte) janë liruar edhe katër të tjerë, kurse Jankoviq po mbahet ende nga Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, u eliminua, këtë të mërkurë, nga…