Hovenieri me letër lamtumirëse për Escobarin: Ishte nder të punoja me të për t’i avancuar qëllimet e ShBA-së në dialog
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka uruar sukses Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në detyrën e tij të re.
Hovenieri ka thënë se ishte i nderuar të punonte me Escobarin për të avancuar qëllimet e ShBA-së në Kosovë dhe në dialogun Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.
“E falënderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë dhe Ballkan Perëndimor të sigurt, të begatë dhe demokratike”, ka shkruar Hovenieri.
Escobari, detyrën e tij të re do ta marrë më 1 qershor të këtij viti.
As my friend and colleague Gabriel Escobar wraps up his assignment as the Secretary of State’s Special Rep for the Western Balkans, I wish him well in his next assignment. I've been honored to work with him to advance U.S. goals in Kosovo and the EU Dialogue. I extend my thanks… pic.twitter.com/eKjk1y5nfh
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 16, 2024