Hovenieri në pritjen për zyrtarin e lartë amerikan: Krenar për punën së bashku për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë

21 mars 2024 | 12:55

Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka organizuar pritje për zyrtarin e lartë amerikan.

Me këtë rast, Hovenieri ka thënë se me kënaqësi ka mirëpritur zyrtarët e qeverisë, përfaqësuesit e drejtësisë dhe shoqërisë civile për t’u takuar dhe folur me Robinson.

Ai është shprehur  se është krenar me punën është duke u bërë për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë.

“Ishte kënaqësi që mirëprita zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të drejtësisë dhe shoqërisë civile, dhe partnerët e @StateINL në një pritje për t’u takuar dhe folur me ndihmëssekretarin Todd Robinson gjatë vizitës së tij në Kosovë. Krenar për punën që po bëjmë së bashku për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Hovenieri në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit