Hovenieri ripërsëritë kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri

01 gusht 2023 | 16:03

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Hovenier pas pjesëmarrjes në dhënien e 250 kamerave të trupit donacion Policisë së Kosovës, ka folur edhe për rastin e televizionit “Klan Kosova”, ku ka thënë se kjo çështje nuk është vetëm biznesore, por prek edhe lirinë e mediave.

Ndryshe edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar që sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme në veri, derisa ka kërkuar gjithashtu edhe pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka thënë ditë më parë se BE mbetet e shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele mund të quhet lojtari më…