Hoxha: Benzema po të hante shtatë hurma do të shënonte shtatë gola (video)

10 prill 2022 | 13:39

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema, të mërkurën ka pasur  një ndeshje fantastike kundër Chelseat në Champions League.

Benzema në “Stamford Bridge” ka shënuar hat-trick duke i mposhtur “Blutë e Londrës”.

Francezi deri në pak kohë para se të niste loja ishte agjërueshëm.

E kur erdhi koha për të bërë iftar ai hëngri hurma.

Për këtë ka folur edhe hoxha Mazllam Mazllami, i cili tha se futbollisti i Real Madridit po t’i hante shtatë hurma do të shënonte shtatë gola.

“A e patë lojën apo jo? Me tre hurma, tre gola. Po t’i hante Benzema shtatë hurma, shtatë gola. Dhe atë atje, jo në Madrid”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka ndërruar jetë anesteziologu Muharrem Krasniqi. Ai ka vdekur mbrëmë…