Hoxha kërkohet nga Hull City, Lecce dhe disa klube turke  

12 qershor 2025 | 10:57

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi. Kështu të paktën kanë raportuar së fundmi mediat kroate.

Dinamo Zagreb po ndërpret bashkëpunimin me shumë lojtarë, ndërsa i radhës mund të jetë Hoxha.

Raportohet se ka disa skuadra evropiane që kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin. Anglezët e Hull City, që për trajner emëroi boshnjakun, Sergej Jakiroviç, ka shprehur interesim për Hoxhën.

Kajserispori i elitës turke është po ashtu i interesuar. Prej Turqisë, Hoxha është edhe në radarin e Trabzonsporit dhe Ejupsporit, shkruan Panorama. Më herët për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha kanë shprehur interesim edhe skuadra italiane si Lecce.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ 26 vite më parë, në ditën e 78-të…