Hoxha kërkon nga Polonia ta mbështesë Kosovën në Këshillin e Ministrave për vizat

09 prill 2019 | 12:28

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në kuadër të konferencës globale në Lisbonë është takuar me ministrin për Investime dhe Zhvillim të Polonisë, Jerzy Kwiecinski, nga i cili ka kërkuar mbështetje në Këshillin e Minitrave të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në konferencën globale ‘Horasis’, në Lisbonë, takova personalitete të shquara të BE-së dhe vendeve mike si z. Jerzy Kwiecinski, ministër për Investime dhe Zhvillim i Polonisë, nga i cili kërkova mbështetje dhe përkrahje në Këshillin e Ministrave, për të arriturat tona, konform udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, ceka në takim, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën, padrejtësisht e veçuar, padrejtësisht e penguar”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Societe Generale”, banka e tretë më e madhe e Francës,…