Hoxha kërkon nga Vetëvendosje të mos bëhen si Lista Serbe

28 shkurt 2018 | 10:41

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka kërkuar përsëri nga deputetët që ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxha në një intervistë për RTK-në, ka pranuar që ende nuk janë të gjitha votat, mirëpo ka bërë thirrje që të ndërrojnë mendimet dhe të punohet në interes të qytetarëve.

Hoxha mes tjerash ka kërkuar nga deputetët e Vetëvendosjes që mos të bëhen si ata të Listës Serbe, por t’i thërrasin mendjes dhe të veprojnë për qytetarët.

“I’u them deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që të mos bëhen me ata të Listës Serbe e mos të kërkojnë kompromise të ndryshme mirëpo të mendojnë për qytetarët”, ka thënë Hoxha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Schwendiman ka thënë se i është dashur ta lë…