Hoxha Osman Musliu publikon fytyrën e hajnit që vodhi paratë në xhami

22 maj 2023 | 07:50

Një burrë të dielën në mëngjes ka vjedhur paratë e xhamisë në Drenas, ka njoftuar imami i xhamisë, Osman Musliu.

Ai ka publikuar një videoincizim në të cilën shihet një person duke marrë paratë që janë mbledhur për mirëmbajtjen e xhamisë.

Imami ka thënë se rasti është paraqitur edhe në polici.

“Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici”.

“Është dëshpërues fakti se si ky rast ka ndodhur në një vend si xhamia, kjo dokuri po ndodh edhe në shumë xhami të tjera.

Lusim Zotin që të na falë të gjithëve, duke përfshirë edhe këtë person! Ndërsa sa i përket relacionit njerëzor, shpresoj që ai ta marrë dënimin e merituar”, ka thënë Musliu.

“Nese e njihni këtë person ju lutem lajmërojeni policinë ose tek unë tel: 044170737 viber Whacap i njëjti”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një motor reaktiv, si ata që përdoren në aeroplanët komercialë,…