Hoxha: Pavarësisht plotësimit të kritereve për vizat, lufta kundër korrupsionit vazhdon

23 janar 2019 | 13:50

Në takimin e nivelit të lartë për mekanizmin e rasteve track-record (të shënjestruara), ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se BE-ja është e interesuar për t’u siguruar se progresi për rastet e shënjestruara po vazhdon.

Në takim, morën pjesë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

“Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe nuk kemi kushte shtesë”, ka potencuar ministrja Hoxha, megjithatë, disa nga vendet anëtare që janë më hezituese, duan të shohin se puna dhe progresi për sundimin e ligjit po vazhdon.

Sipas saj, mekanizmi track-record apo rastet e shënjestruara nga vendet anëtare të BE-së po shihet si një ndër treguesit kyç të sundimit të ligjit, andaj sipas Hoxhës puna në këtë drejtim po vazhdon.

Ministrja po ashtu, ka theksuar se dinamizimi i agjendës integruese nuk do të ndalet, duke cekur se ditëve në vijim do të rifillojë lobimi, takimet me ministrat e vendeve anëtare që të binden për votën e tyre në Këshillin e Ministrave.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka udhëtuar për vizitë gjashtë ditore në Panama,…