Hoxha pranon donacion nga Posta Turke në vlerë 18 mijë dollarë

28 qershor 2018 | 16:52

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha, pranoi të enjten një donacion nga Posta Turke në vlerë prej 18 mijë dollarësh.

Image may contain: 15 people, including Sejdi Hoxha, people smiling, people standing, suit, wedding and outdoor

Hoxha ka thënë se ky donacion me 10 motoçikleta në vlerë 18 mijë dollarë, do të ndikoj direkt që shërbimi  postar të kryhet me efikasitet edhe më të madh, si dhe në përmirësimin e kushteve të punës për postierët.

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting, motorcycle, tree and outdoor

“Si rezultat i bashkëpunimit disavjeçar, sot kemi pranuar nga Posta Turke një donacion prej 10 motoçikletave, në vlerë 18 mijë dollarë. Falënderova përzemërsisht delegacionin e Postës Turke në krye me Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm, z. Osman Çetinkaya. Ky donacion do të ndikoj direkt që shërbimi ynë postar të kryhet me efikasitet edhe më të madh si dhe në përmirësimin e kushteve të punës për postierët tanë, që është prioriteti ynë i vazhdueshëm. Bashkëpunimi ynë me Postën Turke dhe administratat postare të vendeve të tjera do të zhvillohet dhe zgjerohet edhe më tej”, ka shkruar Hoxha në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës  ka promovuar të enjten produktin “TE Pema…